Pronari i Hotel Globi në Velipojë, Miran Pali, ka hapur dyert duke dhuruar fjetje dhe ushqim për pushuesit që janë veteranë të UÇK-së, raporton GazetaBlic.
Lushtaku ka ndarë lajmin duke falënderuar publikisht pronarin e hotelit, Miran Pali nga Shkodra, për këtë gjest bujar ku uron që kjo iniciativë të ndikojë në zgjimin e vetëdijës kombëtare.
Postimi i plotë:
Hotel Globi në Velipojë ka hapur dyert duke dhuruar fjetje dhe ushqim për pushuesit që janë veteranë të UÇK-së.
Më e pakta që mund të bëjmë është t’i falënderojmë publikisht për këto iniciativa, të cilat urojmë të ndikojnë në zgjimin e vetëdijes kombëtare.
Pronari bujarë i këtij hoteli është Miran Pali nga Shkodra. FALEMINDERIT!❤️🇦🇱


