Avokati Ardian Bajraktari njofton se sot ka pranuar opinionin nga Avokati i Popullit lidhur me vendimet e ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Në një postim në Facebook, ai shprehet se qartazi konfirmohen edhe pretendimet e tyre të cekura në padi dhe propozimin për sigurimin e padisë.
“Vendimi është marrë me shkelje ligjore, këto përfundime janë dëshmi për pasojat e mëdha dhe në formë zinxhirore, prandaj, pezullimi i zbatimit të vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike është i nevojshëm”, shkroi Bajraktari.
Më tej ai shprehet se shpreson që këto përfundime, përkatësisht konstatime të rëndësishme të jenë argumente shtesë për reflektim nga ana e institucioneve përgjegjëse përkitazi me këtë çështje.
Në postim, Bajraktari ka bashkëngjitur edhe një pjesë të dokumentit të dalë nga Avokati i Popullit:



