Lajme

Drejtori i ZRRE-së: 1 qershori do të jetë data e liberalizimit të tregut, vendimi është ende në fuqi

05/29/2025 12:11
nga:G B

Ymer Fejzullahu drejtor i ZRRE-se ka folur rreth protestës së bizneseve sot.

Ai thotë se pavarësisht gjithë këtyre kundërshtimeve vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 qershori dhe bizneset do të detyrohen të dalin në treg të hapur energjetik.

“Bordi i ZRRE-së i ka shqyrtu këto çështje dhe vendimi është në fuqi ende”, tha ai për RTV21 duke u shprehur se data 1 qershor do të jetë data e liberalizimit të tregut.