Lajme

Ibrahimi: Biznesi është vënë me shpinë për muri

05/29/2025 11:15
nga:G B

Ish-presidenti i bordit të Odes Ekonomike Amerikane në Kosovë, Ilir Ibrahimi, deklaroi se bizneset janë vënë me shpinë për muri, prandaj janë detyruar të dalin në rrugë për të protestuar kundër vendimit të ZRRE-së për energjinë elektrike.

Për media ai tha se janë për dialog dhe jo për barrikada dhe se janë për t’u ulur në tavolinë për të gjetur zgjidhje për sfidën nëpër të cilën po kalojnë bizneset, dhe jo që dialogu të bëhet përmes rrjeteve sociale.

Duke iu referuar deklarimit të kryeministrit Kurti se koha e barrikadave ka kaluar, Ibrahimi u shpreh se do të dëshironte edhe ai që kjo të jetë e vërtetë, dhe të respektohej biznesi e ekonomia dhe të mos detyroheshin të dilnin në rrugë për të protestuar.

‘Biznesi duhet të rritet e të zhvillohet, e jo të gjejë mënyra të tilla për të treguar pakënaqësinë e vetë, sepse është vënë më shpinë për muri”, deklaroi Ibrahimi.