U raportua se Fatmir Limaj pritet të propozohet sot për kryetar të Kuvendit.
Por, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, pasi nuk është arritur marrëveshje mes kreut të Nismës, Fatmir Limaj dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti.
Kështu bëjnë të ditur burime të Gazeta Blic.
Albulena Haxhiu vazhdon të jetë kandidate e VV-së për kryeparlamentare, derisa dihet që Limaj ka kërkuar këtë post por që Kurti ka deklaruar se nuk mund t’ia japë një partie me 3 deputetë këtë pozitë.
Sot është përpjekja e 23-të për konstituim të Kuvendit./Gazeta Blic/


