Lajme

VV nuk heq dorë nga Albulena Haxhiu, Peci: Do të vazhdojnë procedurën e njëjtë për votimin e saj

05/29/2025 10:48
nga:G B

Deputeti i VV-së, Faton Peci, ka konfirmuar se Albulena Haxhiu vazhdon të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit, raporton Gazeta Blic.

Ai para mediave para nisjes së seancës, tha se do të vazhdojnë procedurën e njëjtë për votimin e Haxhiut, që është votimi i fshehtë.

Sot është përpjekja e 23-të për konstituim të Kuvendit./Gazeta Blic/