Lajme

Protesta e bizneseve/ Bajrami: E detyruar nga Albin Kurti me politikat e tij – e papranueshme dhe e padurueshme

05/29/2025 09:46
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me protestën e sotme nga bizneset kosovare, të cilët po kundërshtojnë vendimin për të dalë në treg të hapur energjetik, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ata po detyrohen të dalin në rrugë nga politikat e Albin Kurtit, derisa situatën e ka quajtur të padurueshme dhe të papranueshme!

“Kosova po shkon drejt rrënimit ekonomik, e qytetarët e saj drejt varfërisë. Këta rrënues duhet të ndalen bashkë me mafinë energjetike që po rrënon vendin”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Postimi i saj i plotë:

Albin Kurti me politikat po i detyron sot të dalin në rrugë punëdhënësit e 143 mijë punëtorëve.

Nga 1 qershori, përmes një vendimi represiv do të rritët çmimi i energjisë elektrike deri në 260% për punëdhënësit me të mëdhenj në vend.

Dy vite nën sanksione nga BE.

Deficiti tregtar ka arritë rekord të paparë që nga paslufta.

100 mijë vende pune më pak, sipas të dhënave të vetë Qeverisë.

2,123 kontrata njëburimore.

Dhe tani: faturë energjie që rrezikon të mbyllë qindra biznese në radhë të parë ato prodhuese!

Kosova po shkon drejt rrënimit ekonomik, e qytetarët e saj drejt varfërisë

Kjo situatë është e padurueshme dhe e papranueshme!

Këta rrënues duhet të ndalen bashkë me mafinë energjetike që po rrënon vendin!

Vedimi i ZRREsë duhet të anulohet mënjeherë!

Duhet të merren masat e nevojshme,

ZRRE, KOSTT, KEK, Ministria e Ekonomisë dhe të gjitha kompanitë private aktive në sektor duhet të auditohen dhe hetohen.

Duhet punë konkrete për kapacitete gjeneruese.