Lajme

Katër autobusë përfshihen nga flakët në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

05/29/2025 08:29
nga:Sh R

Një zjarr ka rënë pas mesnatës në parkun e autobusëve në Lushnjë.

Flakët kanë shkrumbuar totalisht katër autobusë, të cilët ndodheshin të parkuar aty.

Sipas raportimeve zjarri është regjistruar rreth orës 03:00, teksa nga dyshimet e para besohet se është i qëllimshëm./topchannel/