Lajme

Rafuna: Biznesi nuk pajtohet që më 1 qershor të detyrohet të shkojë në tregun e hapur

05/29/2025 07:30
nga:G B

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, mbrëmë në emisionin “Rubikon”, foli për protestën e sotme e cila do të mbahet si shkak i mos-shtyerjes së vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë, vendim ky që hyn në fuqi pas tri ditësh.

Ai thotë se në 1 mijë e 300 biznese janë të punësuar 143 mijë punëtorë, dhe nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet, atëherë sipas Rafunës, protestat do të radikalizohen, transmeton Klankosova.tv.

“Janë 143 mijë punëtorë të punësuar në këto 1 mijë e 300 biznese. Tani të shohim, se nëse sot do të jetë vetëm hapi i parë, ku është vetëm për ta sjellur në vëmendje që biznesi nuk është i kënaqur me situatën dhe kërkesë të vetme e kemi që të na jepet një fazë e tranzicionit që së bashku ta menaxhojmë dhe ta caktojmë datën apo muajin se kur do të dalim në tregun e lirë”.

“Nëse s’ka reagim, nga ana e bizneseve ka kërkesa që të shkohet duke u shtuar apo duke u radikalizuar protesta. Biznesi nuk pajtohet që më 1 qershor të detyrohet që të shkojë në tregun e hapur. Përgatitjet nuk janë bërë, nuk është përgatitur tregu”, tha Rafuna.