Nga Policia e Kosovës janë deklaruar në lidhje me protestën që pritet të mbahet nesër nga Oda Ekonomike e Kosovës me pjesëmarrje të bizneseve të ndryshme.
Protesta pritet të mbahet nga ora 10:00 deri në 12:00.
Nga Policia kërkohet mirëkuptim nga qytetarët për vonesat e mundshme dhe sugjerohet shmangia e këtyre rrugëve gjatë orarit të protestës.
“Forma e paralajmëruar e protestës do të jetë qëndrim i qetë dhe bllokim i pjesshëm i rrugëve kryesore hyrëse për në Prishtinë, përmes vendosjes së automjeteve të rënda nga kompanitë pjesëmarrëse”
“Ftojmë qytetarët që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë në terren dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen paqësore të protestës dhe ruajtjen e sigurisë publike” thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:


