Sporti

Kosova U21 dhe Maqedonia U21 luajnë pa gola në kryeqytet

05/28/2025 21:08
nga:Lorik J

Ka përfunduar pa fitues ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku rezultati përfundimtar ishte i barabartë 0-0.

Djelmoshat e Afrim Tovërlanit patën paraqitje të mirë, por nuk arritën të shënonin fitore.

Kosova U21 pas tre dite, me 31 maj do të luaj edhe një ndeshje tjetër me Maqedonin e Veriut U21, e cila zhvillohet në Shkup.