Curva Nord, tifozeria e Interit ka publikuar një deklaratë zyrtare, e cila përmbledh gjendjen shpirtërore të të gjithë mbështetësve të ekipit të Simone Inzaghit dhe bën të ditura vendimet e marra.
Ata do takohen nesër në qendrën stërvitore të ekipit, për të përkrahur djemtë para finales së madhe të Champions League.
Ja njoftimi i tyre:
“Pak ditë para finales së Ligës së Kampionëve, të gjithë do të takohemi në Appiano Gentile për të mbështetur ekipin përpara se të niset për në Mynih. Do të jetë shansi i fundit për t’u gjendur pranë djemve përpara një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë tonë. Duam që ata të largohen me imazhin e një populli të bashkuar në sytë dhe zemrat e tyre, të gatshëm për të luftuar me ta, edhe nga larg. Sepse kjo finale është gjithashtu dhe mbi të gjitha e jona. Dhe do të kishte qenë edhe më shumë nëse klubi nuk do të na kishte kthyer shpinën, duke na privuar nga mundësia për të qenë në tribuna, për të bërë atë që bëjmë më mirë: të mbështesim Interin. Ata kanë zgjedhur heshtjen dhe distancën, por ne do t’u përgjigjemi me ngrohtësi dhe prani. Takimi është në orën 6:00 pasdite jashtë portave të qendrës sportive”, shkruhet në deklaratë.
/GazetaBlic Sport


