Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar në lidhje me krizën politike në vend.
Miftaraj tha se as VV, as PDK, as LDK, as AAK, e as NISMA, krizën politike e institucionale nuk po e bëjnë për shtet, por për pushtet.
“Neve, qytetarëve, na takon me ua kujtu: Nuk keni të drejtë me e mbajt shtetin në PAUZË për pazaret dhe interesat e juaja! Çka mendon ti si qytetar? Shkruaj, komento! A je edhe ti që kërkon me e nxjerrë shtetin nga PAUZA?” shkruan Miftaraj raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
As VV, as PDK, as LDK, as AAK, e as NISMA – krizën politike e institucionale nuk po e bëjnë për shtet, por për pushtet!
Neve, qytetarëve, na takon me ua kujtu:
Nuk keni të drejtë me e mbajt shtetin në PAUZË për pazaret dhe interesat e juaja!
Çka mendon ti si qytetar? Shkruaj, komento! A je edhe ti që kërkon me e nxjerrë shtetin nga PAUZA?
#ShtetiNePauze


