Lajme

Uka: Nëse Peci është i pafajshëm, nuk ka nevojë t’i drejtohet Zotit

05/28/2025 16:37
nga:Y I

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, të martën është intervistuar nga prokuroria.

Opinionistja Elena Uka, në emisionin Kosova Today i kritikoi personat që i kanë dalë në mbrojtje Pecit, dukë përmendur ministren në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, që sipas saj ka thënë ‘a e di kush është ky’ dhe se vet Peci ka dhënë argumente primitive.

“Nuk ndërtohet e as nuk mirëmbahet shteti në këtë formë. Shteti mirëmbahet kur kemi ne njerëz dhe institucione që bëhen hetime dhe nëse është i pafajshëm Peci, nuk ka nevojë t’i drejtohet Zotit”, deklaroi Uka.

“Njeriu i ka fituar votat dhe kur ke vota mund të bësh gjithçka, kjo është logjika”, shtoi me ironi ajo.