Lajme

Haradinaj pret delegacionin e Ushtrisë Shqiptare në Gllogjan: Kosova në NATO, garanci për paqe

05/28/2025 16:24
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në Gllogjan një delegacion të Ushtrisë Shqiptare të përbërë nga kolonelë të nderuar, raporton GazetaBlic.

Në këtë takim simbolik, së bashku nderuan të rënët për liri.

Haradinaj theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO, krah për krah me Shqipërinë, është më shumë se një synim – është garanci për stabilitet dhe paqe afatgjatë në rajon dhe më gjerë.

Postimi i plotë:

Sot në Gllogjan pata kënaqësinë të pres një delegacion të Ushtrisë Shqiptare të përbërë nga kolonelë të nderuar të saj, ku së bashku nderuam të rënët për liri.

Kosova në NATO, krah për krah me vëllezërit shqiptarë, është më shumë se një synim, është garancë për stabilitet dhe paqe afatgjatë në rajon dhe më gjerë. 🇦🇱🇽🇰