Lajme

Arabia Saudite aprovon marrëveshjen me Kosovën në fushën e shërbimeve të transportit ajror

05/28/2025 14:55
nga:Sh R

Është aprovuar Marrëveshja në fushën e shërbimeve të transportit ajror mes Kosovës dhe Arabisë Saudite.

Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad përmes një njoftimi të lëshuar sot.

“Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud, dje në mbledhjen e qeverisë e aprovoi Marrëveshjen mes Kosovës dhe Arabisë Saudite në fushën e shërbimeve të transportit ajror”- shkruan në njoftimin e Ambasadës.