Sporti

Julian Alvarez mund të kthehet përsëri në Premier League, por jo tek Manchester City

05/28/2025 13:37
nga:Mergim Rreci

Arsenali po kërkon të përforcojë skuadrën këtë verë, veçanërisht në sulm.

“Topçinjtë” po ndjekin Victor Gökeres dhe Benjamin Sesko, por ka dalë në pah një tjetër mundësi, transmeton GazetaBlic Sport.

Marca pretendon se “Topçinjtë” mund të synojnë ish-lojtarin e Manchester Cityt, Julian Alvarez.

Sipas gazetës spanjolle, Arsenali dhe Liverpooli kanë interes serioz për sulmuesin 25-vjeçar, i cili u bë kampion bote me Argjentinën në vitin 2022.

Alvarez iu bashkua Atletico Madridit verën e kaluar në një kontratë gjashtëvjeçare, me “Los Colchoneros” që i paguan Cityt 81 milionë funte për argjentinasin.

/GazetaBlic Sport/