Interi ka arritur marrëveshje për të nënshkruar Luis Henrique nga Olympique Marseille.
Presidentët Marotta dhe Longoria arritën sot marrëveshjen për një shumë prej 25 milionë eurosh, transmeton GazetaBlic Sport.
Luis Henrique është një sulmues anësor, i cili ka shënuar 7 gola dhe 8 asistime në 33 paraqitje me fanellën e skuadrës franceze në këtë edicion.
Ai do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me Interin.
/GazetaBlic Sport/


