Lajme

Kadrijaj: LVV hesht kur janë në pyetje të tjerët, reagojnë vetëm kur preken ministrat e tyre – Kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në drejtësi

05/28/2025 13:04
nga:Sh R

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që lidhen me bastisjet dhe intervistimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Kadrijaj në një prononcim për GazetaBlic, ka kritikuar ashpër reagimet e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo, duke i cilësuar si ndërhyrje të drejtpërdrejta në sistemin e drejtësisë.

“LVV kur janë në pyetje të tjerët nuk reagojnë, por kur bëhet fjalë për ministrat e tyre, atëherë reagojnë. Kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në drejtësi,” tha Kadrijaj për GazetaBlic.