Al Hilal thuhet se i ka ofruar Victor Osimhen një kontratë prej 30 milionë eurosh në vit, por agjentët e sulmuesit në pronësi të Napolit kanë zhvilluar tashmë bisedime me Chelsean dhe Manchester Unitedin.
Calciomercato.com raporton se skuadra saudite Al Hilal i ka bërë një ofertë “tronditëse” sulmuesit Osimhen, në pronësi të Napolit, transmeton GazetaBlic Sport.
Reprezentuesi nigerian e kaloi sezonin e fundit në huazim te Galatasaray dhe sipas raportit, gjigantët turq mendojnë se ende mund ta bindin sulmuesin të qëndrojë në klub përtej verës.
Ka më shumë klube të interesuara për 26-vjeçarin, përfshirë Juventusin, Chelsean dhe Manchester Unitedin.
Sipas raportit, “Blutë” dhe “Djajtë e Kuq” kanë qenë në bisedime me sulmuesin në pronësi të Napolit në javët e fundit.
/GazetaBlic Sport/


