Sporti

Asistenti kryesor i Arne Slott po largohet nga Liverpool

05/28/2025 09:50
nga:Mergim Rreci

Arne Slott është gati të humbasë një nga njerëzit e tij të besuar në stafin e trajnerëve të Liverpoolit.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, John Heitinga është në negociata të avancuara për të marrë drejtimin e Ajax, transmeton GazetaBlic Sport.

Heitinga luajti për gjigantët e Amsterdamit deri në vitin 2008, përpara se të luante për Atletico Madrid, Everton, Fulham dhe Hertha Berlin. Ish-lojtari i kombëtares holandeze e përfundoi karrierën e tij në Johan Cruyff Arena në sezonin 2015/16.

Pasi bëri hapat e parë si trajner në akademinë e Ajaxit, Heitinga mori drejtimin e ekipit të parë në gjysmën e dytë të sezonit 2022/23. Verën e kaluar ai u bë pjesë e stafit të Arne Slott te Liverpooli.

Nëse negociatat janë të suksesshme, Heitinga do të kthehet te Ajax për të zëvendësuar Francesco Farioli-n e liruar.

/GazetaBlic Sport/