Deputeti i VV-së, Arban Abrashi ka folur për ngërçin politik në vend.
Abrashi tha se po zhvillohen diskutime me Nismën për tejkalimin e situatës politike, por nuk ka ende asgjë konkrete ose vendime të marra.
“Ne e kemi vullnetin të dalim nga kjo situatë, do të ulemi të diskutojmë edhe me deputetët tjerë, por edhe me Nismën. Është e qartë se me 22 tentativa ne obligohemi të flasim, është shumë normale kjo punë, se çfarë kërkesa kanë ata është mirë t’i pyesni ata. Edhe në fund ne vendosim a janë të pranueshme ato kërkesa, a janë të realizueshme, a kanë kosto shumë më të madhe. Këto diskutime po ndodhin, nuk është se mund të ndaj diçka, sepse ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim”, theksoi ai në rtk.


