Lajme

Ambasada amerikane uron kadetin Arlind Sadiku për diplomimin në akademinë prestigjioze West Point në SHBA

05/27/2025 13:19
nga:Sh R

Ambasada Amerikane në Kosovë ka uruar Arlind Sadikun, kadetin nga Forca e Sigurisë së Kosovës, për diplomimin në West Point – Akademinë Ushtarake më prestigjioze në botë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada është shprehur se pret me padurim kontributin e Sadikut në FSK.

“Urime kadetit Arlind Sadiku për diplomimin nga West Point – Akademia Ushtarake e SHBA-së! Përkushtimi dhe udhëheqësia juaj janë një reflektim i përpjekjeve tona të përbashkëta për një të ardhme më të sigurt dhe më të fortë për Kosovën dhe rajonin. Me padurim presim kontributin dhe shërbimin tuaj në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në urimin e Ambasadës.