Kastriot Selmani është larguar zyrtarisht nga skuadra e Dritës.
Klubi e ka falënderuar Selmanin për kontributin e dhënë, derisa i ka uruar më të mirën në rrugëtimin e ardhshëm, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas raportimeve të fundit, Selmani do të bashkohet me kampionin e Shqipërisë, FC Egnatia.
Njoftimi i plotë nga Drita FC:
Kastriot Selmani pas tre vitesh përfundon rrugëtimin me ne.
Pas përfundimit të kontratës Kacit i është dhënë lamtumira në ndeshjen e fundit me Feronikeli ’74 nga bashkëlojtarët dhe tifozët.
Suksese në vazhdim Kaci dhe paq fat.
/GazetaBlic Sport/


