Lajme

Arrestohet pasi tentoi ta godiste me veturë një person në Prishtinë

05/27/2025 09:40
nga:Sh R

Një burrë është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se i njëjti për motive të panjohura ka kanosur me thikë dhe tentoi ta godasë me veturë një person.

Sipas raportit policor, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:00.