Kosova është bërë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak të drejtuar nga Ushtria e SHBA-së për Evropë dhe Afrikë – “Defender Europe 2025”.
Ushtrimi do të zgjasë deri më 9 qershor dhe përfshin pjesëmarrjen e 29 shteteve me mbi 25 mijë trupa ushtarake, njofton Klankosova.tv.
Ish-koloneli Afrim Veseli në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ka theksuar rëndësinë strategjike të këtij ushtrimi, duke e quajtur atë një mesazh të drejtpërdrejt për kundërshtarët.
“Ky është një mesazh për të gjithë armiqtë tanë, hordhitë ruse dhe serbe, se territori dhe liria e Kosovës do të mbrohen në vazhdimësi nga NATO, SHBA dhe së bashku me ushtrinë e FSK-së”, tha Veseli.


