Komuna e Podujevës ka inicuar procedurat për ndërtimin e Kuzhinës Qendrore në Podujevë.
Kjo kuzhinë që kap vlerën e 700 mijë eurove, do të përgatisë dhe shpërndajë ushqim të ngrohtë për të gjithë fëmijët në çerdhe dhe nxënësit e personin arsimor të shkollave fillore të kësaj komune.
Sipas kryetarit të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, ky projekt përmirëson mirëqenien e fëmijëve dhe është një parakusht për fillimin e organizimit të mësimit gjithëditor në shkollat e Podujevës.


