Politologu Nexhmedin Spahiu është takuar para disa javësh me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.
Për këtë vizitë ka folur opinionisti Sali Rexhaj në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke pretenduar se takimi kishte për qëllim sigurimin e votave për VV-në nga Lista Serbe.
“Vizita e tij në Beograd te Gjuriqi nuk ishte për të pirë kafe, por ai shkoi në takim sekret, fshehtë, për t’i siguruar votat e Listës Serbe për Vetëvendosjen. As që u vu re nga shërbimet apo nga opozita e Serbisë”, tha Rexhaj.


