Lajme

Aksident me vdekje në rrugën Fier-Lushnjë, humb jetën një i ri

05/26/2025 08:03
nga:G B

Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e së hënës në rrethrrotullimin e Kolonjës, rruga Fier-Lushnjë.

Sipas “Report Tv”, Serxhio Gogaj 28-vjeç nga Tirana ka humbur jetën pasi makina tip ‘Volkswagen’ që po e drejtonte përfundoi në kanalin kullues.

Gazetari, Yrjet Saliasi tha dyshohet se si shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt.

Megjithatë ekspertiza mjeko ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes, nëse i riu është mbytur në ujë apo vdiq nga përplasja në aksident.

Trupi i i viktimës është dërguar në morgun e qytetit të Lushnjës.