Lajme

Osmani në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Kosova po pozicionohet si partnere e besueshme në siguri dhe mbrojtje

05/25/2025 22:10
nga:Genita C

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në SHBA, ku ka qenë folëse në panelin për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe paqen në Ballkanin Perëndimor, raporton GazetaBlic.

Ajo ka theksuar se reformat dhe investimet në fushën e mbrojtjes po e pozicionojnë Kosovën si një partner të besueshëm në sigurimin e rajonit.

“Me mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë, po forcojmë themelet e një rajoni më të sigurt dhe më të qëndrueshëm”, tha Osmani, duke nënvizuar rëndësinë e vlerave demokratike dhe aleancave strategjike.