Sporti

Liga e Parë në sezonin e ardhshëm pritet të bashkohet, s’ka më ndarje në grupe?

05/25/2025 20:12
nga:Lorik J

Ka mbetur veç edhe një ndeshje për t’u mbyllur edhe zyrtarisht sezoni 2024/25 në futbollin kosovar.

Superliga e Kosovës sot ka luajtur xhiron e fundit, ku kampion u shpall Drita, teksa Ballkani, Prishtina e Malisheva siguruan Europën, ndërsa Feronikeli 74′ e Suhareka kanë rënë në Ligën e Parë.

E në Ligën e Parë, pritet të ketë ndryshime në sezonin e ardhshëm, siç mëson GazetaBlic Sport.

Nga edicioni i ardhshëm pritet të Grupi A dhe Grupi B të bashkohen në një ligë të vetme, ashtu siç ishte më herët.

Ende nuk ka informacione zyrtare, por mësohet se 4 skuadra do bien nga Liga e Parë sezonin 2025/26 (nëse kjo zyrtarizohet si formë e ligës), teksa dy do inkuadrohen në Superligë, teksa një do luajë në barazh, teksa pas dy edicionesh liga do bëhet me 16 ekipe.

/GazetaBlic Sport