Lajme

Mjet i dyshimtë në Prishtinë, policia në vendin e ngjarjes

05/25/2025 15:42
nga:Genita C

Policia sot rreth orës 14:00 ka pranuar një informacion për një mjet të dyshimtë në kryeqytet, konkretisht në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Lidhur me ngjarjen detaje ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta menaxhuar situatën”, deklaroi Ahmeti.