Iniciativa Qytetare Demokracia, tashmë ka nisur punën për Zgjedhjet Lokale.
Këshilli Nismëtar i kësaj iniciative, ka mbajtur takim për të diskutuar programin dhe statutin si dhe hartimin e Projekt-Programit Zgjedhor për Zgjedhjet Lokale 2025 në Deçan.
“Qytetarët duan ndryshimin. Demokracia po vjen”, shkruan në postimin në Facebook të Iniciatives Qytetare Demokracia.
Kandidat për kryetar nga kjo iniciativë, është ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demaliaj.


