Lajme

Burjani: Zgjedhjet e 9 shkurtit mund të dështojnë – Mungesa e vullnetit politik mund të na çojë në zgjedhje të reja

05/23/2025 22:02
nga:Sh R

Sot ka dështuar për herë të 20-të të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Formimi i një Komisioni për votim të fshehtë i hedhur në votim nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, dështoi si herët e tjera.

E lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar analisti Blerim Burjani, ku sipas tij zgjedhjet e 9 shkurtit mund të dështojnë dhe mund të çojnë në shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për arsye të ndryshme.

Burjani tregon se disa faktorë të rëndësishëm janë duke penguar formimin e një koalicioni që do të sigurojë stabilitet politik.

Ai thekson se asnjë nga partitë politike në Kosovë, përfshirë pozitën dhe opozitën, nuk e mbështet idenë e themelimit të Asociacionit, ku sipas tij këto situata kritike nuk po i konvenojnë as pozitës dhe as opozitës.

“Një strategji politike këtu ekziston, ndonjëherë fitohet përshtypje se ka marrëveshje të dështojn zgjedhjet e 9 shkurtit dhe të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme për arsye të shumta, e para askush nuk e do asociacionin ta themeloj, e dyta askush nuk dëshiron të dështoj sërish që të mos bëhet Kosova anëtare e KiE, pastaj masat, janë tre situata kritike që askujt prej tyre as pozitës e as opzitës nuk i konvenojn”, tha ai.

Megjithatë, Burjani thekson se ndonëse mund të ekzistojnë mundësi për një zgjidhje por mungesa e vullnetit politik është një faktor kyç që pengon arritjen e një marrëveshjeje.

“Me dashtë zgjidhje, zgjidhje ka por ska vullnet për zgjidhje, pra LDK e mohon kategorikisht koalicionin me VV, PDK është e pa dëshirueshme por me pas vullnet edhe kjo bën si zgjidhje, ose opsioni i fundit AAK NISMA dhe VV dhe komunitetet. Pra zgjidhje ka, por nuk e don, ata e dijn pse asnjë opsion nuk e duan si zgjidhje. Çështja e 48 orëve nuk është e përjetshme, por ka një afat të vetin ligjor, ai afat është më së shumti 30 ditë nga thirrja e seancës”, përfundoi Burjani për GazetaBlic.