Lajme

Gërvalla: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

05/23/2025 12:12
nga:Y I

Deputetja nga lista e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, e cila është bashkëkryetare e partisë Guxo, ka folur në lidhje me kandidaturën e mundshme të Fatmir Limajt si kryeparlamentar.

Ajo tha se të gjithë në koalicionin Vetëvendosje-Alternativa-Guxo mendojnë që një parti me tre deputetë në Kuvend s’mund ta kërkojë pozitën e kryekuvendarit.

“Të gjithë jemi të një mendje që një parti e cila ka tre deputetë në Kuvend nuk mund të kërkojë pozicionin e dytë në shtet, por që zgjidhjet dhe marrëveshjet duhet të jenë parimore. Nëse z. Limaj është i gatshëm për një bashkëpunim në kuadër të institucioneve atëherë ne jemi treguar të hapur për këtë bashkëpunim. Por, nuk duhet ta ngatërrojmë çështjen e pazarit kush jep më shumë merr më shumë. Diskutimi ynë është parimor dhe diskutimi ynë është i bazuar në atë se çka është logjike”.