Lajme

Gërvalla: Deputetët e opozitës po bllokojnë Kuvendin

05/23/2025 11:35
nga:Y I

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas dështimit të seancës plenare.

Gërvalla tha se deputetët e opozitës po e bllokojnë Kuvendin.

“Deputetët e opozitës po bllokojnë Kuvendin. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të bëj thirrje që kjo çasje bllokuese të ndalet. Kushtetuta ja njeh të drejtën për propozim fituesit të zgjedhjeve. Qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë këtë bllokadë. Duhet urgjentisht, më së paku pas 48 orëve, të dilet nga kjo gjendje” tha Gërvalla raporton “Gazeta Blic”.