Njohësi i zhvillimeve politike, Shenoll Muharremi, ka reaguar në lidhje me ngërçin politik të krijuar në vend.
Muharremi tha se Lëvizja Vetëvendosje i ka fitu votat dhe e ka privilegjin me e propozu kryetarin e Kuvendit por sipas Muharremit jo me e detyru Kuvendin me e votu një kandidat që nuk i ka votat.
“Propozo dikënd që kalon. Zgjidhe krizën. Mos e mbaj Kosovën peng. Derisa kjo bllokadë vazhdon, përgjegjësinë kryesore e ka LVV.Dikush ndoshta po kënaqet me këtë situatë. Por në fund fatura do ti shkoj LVV-së.LVV ka plot vota të ‘huazuara’, ndoshta qindëra mijëra, që shumë lehtë kthehen mbrapsht, mundet me i humbë. Edhe ashtu trendi i partisë është në rënie” shkruan Muharremi raporton “Gazeta Blic”.
Ai tha se ‘në zgjedhjet e ardhshme kjo lojë e kalamajve dhe e papërgjegjshme mundet me u shndërru në ndëshkim masiv’.
Reagimi i plotë:
LVV e ka fitu votën, e ka privilegjin me propozu Kryetarin e Kuvendit.
Por jo me e detyru Kuvendin me e votu një kandidat që nuk i ka votat.
Propozo dikënd që kalon. Zgjidhe krizën. Mos e mbaj Kosovën peng. Derisa kjo bllokadë vazhdon, përgjegjësinë kryesore e ka LVV.
Dikush ndoshta po kënaqet me këtë situatë. Por në fund fatura do ti shkoj LVV-së.
LVV ka plot vota të ‘huazuara’, ndoshta qindëra mijëra, që shumë lehtë kthehen mbrapsht, mundet me i humbë. Edhe ashtu trendi i partisë është në rënie.
Në zgjedhjet e ardhshme kjo lojë e kalamajve dhe e papërgjegjshme mundet me u shndërru në ndëshkim masiv.
Kjo nuk është strategji. As politikë.
Është mospjekuri politike, ku nuk fiton askush.
Të gjithë humbim. Kosova më së shumti.


