Lajme

Katër persona të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës

05/23/2025 09:20
nga:Y I

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri.

Një automjet i punës raportohet se ka goditur një makinë të tipit “Mercedes” në fshatin Kçiq.

Vetura është goditur teksa ishte duke shkuar në drejtim të Prishtinës dhe pas goditjes ka humbur drejtim për të përfunduar brenda servisit të automjeteve.

Aksidenti u konfirmua për “Gazeta Blic”  nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se të lënduar kanë mbetur katër persona.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 06:40 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar katër persona” tha Zahiti për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës