Sporti

Ankohet Batatina: Prishtina luajti si skuadër vendase, duhej të luhej në stadium neutral

05/22/2025 22:38
nga:Mergim Rreci

Prishtina e ka fituar trofeun e Kupës së Kosovës.

Skuadra nga kryqyteti ka triumfuar në finale ndaj Llapit, shkruan GazetaBlic Sport.

Albin Krasniqi shënoi golin e vetëm dhe të fitores së madhe për Prishtinën, e cila triumfoi minimalisht 1 me 0.

Tahir Batatina në deklaratën pas ndeshjes: “FFK duhet të vendos qysh në fillim ku të luhet finalja. Sepse sot Prishtina ishte vendas. Të caktohet stadium neutral, jo një ekip të jetë vendas”.

/GazetaBlic Sport/