Sporti

Alvaro Carreras gati ti bashkohet Real Madridit

05/22/2025 12:13
nga:Lorik J

Real Madridi po përgatitet të përshpejtojë negociatat për lojtarin e Benficas, Alvaro Carreras pasi të përfundojë finalja e Taca de Portugal, sipas Fabrizio Romano.

Lojtari tashmë ka rënë dakord të bashkohet me Real Madridin. Kushtet e kontratës janë zgjidhur dhe ai po pret që të dy klubet të bien dakord për marrëveshjen.

Romano raportoi: “Pas finales së Taça de Portugal, Real Madridi do të përshpejtojë bisedimet me Benfican për Alvaro Carreras.”

Ai shtoi: “Lojtari tashmë e ka pranuar Real Madridin si destinacionin e radhës me kushtet e kontratës gjithashtu të gatshme.”

“Bisedimet klub me klub do të hyjnë në fazat kyçe pas ndeshjes,” tha Romano.

/GazetaBlic Sport