Sporti

Kapiteni i Tottenhamit, Son: Ëndrra ime është bërë realitet, jam njeriu më i lumtur në botë dhe tani mund të fle i qetë

05/22/2025 08:20
nga:Lorik J

Kapiteni i Tottenhamit, Heung-min Son, pranoi se ndihej si një legjendë e klubit pasi ngriti trofeun e parë që Spurs e kanë fituar në 17 vjet, pas finales së Europa League, ku fituan 1-0 ndaj Manchester United.

“Le të themi se jam një legjendë. Pse jo? Vetëm sot! Askush nuk e ka bërë këtë në 17 vjet. Sot është dita – ndoshta do të them se jam një legjendë. Le ta shijojmë, le të festojmë. Kjo është ajo që kam ëndërruar gjithmonë. Sot është dita kur ëndrra u bë realitet. Jam personi më i lumtur në botë”, tha koreani i lumtur për TNT Sports pas finales në Bilbao.

“E ndjeva presionin. E dëshiroja aq shumë. Më në fund ndodhi dhe tani mund të fle i qetë”, përfundoi Son pasi fitoi trofeun me Tottenhamin.

/GazetaBlic Sport