Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën që të çon drejt Germisë. Në këtë aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.
Nga pamjet të cilat i posedon Indeksonline shihet motoçikleta e cila është rrokullisur në mes të rrugës.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar.


