Lajme

Ymeri e LDK-së konstaton se “ka skemë të mirëmenduar keqpërdorimesh nga Albin Kurit” për energjinë elektrike

05/21/2025 19:55
nga:Sh R

Janina Ymeri e Lidhjes Demokratike të Kosovës konstatoi se “më e pakta që mund të thuhet” është ka skemë të mirëmenduar të keqpërdorimeve në lidhje me energjinë elektrke nga Albin Kurti i Vetëvendosjes – kjo në dritën e shtrenjtimit të tretë të energjisë elektrike nga kjo qeveri në detyrë si dhe plasimin në të ashtuquajturin treg të hapur të prodhuesve vendor, çmimi i energjisë për të cilës shkon në 260% më shtrentjë.

Postimi i Ymerit:

Në Kuvendin e Kosovës me iniciativën e deputetëve të LDK-së u mbajt një diskutim për përjashtimin e bizneseve nga tregu i rregulluar të energjisë. Në sallë ishin deputetë të partive të ndryshme dhe përfaqësues të bizneseve eodave, por munguan ZRRE dhe Autoriteti i Konkurrencës – dy institucionet që duhej të jepnin llogari për këtë vendim.

Ndonëse ZRRE nuk pat guximin të paraqitet, pyetjet që ngrita ishin të qarta:

⁉️ Si edhe pse, Alpex për treg ditor të energjisë elektrike po ofron çmime më të larta se bursa Hupx dhe ne po detyrohemi të paguajmë më shtrenjtë rrymën shkaku i këtij vendimi.

Cili është përfitimi?

⁉️ Si është e mundur që në vitin 2024 kemi eksportuar më shumë energji sesa kemi importuar, por tarifat janë rritur në 2025?

⁉️ A mund të ndodhë që energjia që po importohet në letra, të jetë në fakt energji e Kosovës e importuar më shtrenjtë?

Dhe nëse jo, a mund ta verifikojë këtë ZRRE?

Nga analiza e kërkesave për të hyra apo para shtesë për rrymë, më e pakta të thuhet është që ka dyshime për një skemë të mirëmenduar keqpërdorimia nga Albin Kurti, Artane Rizvanolli duke përdorur KOST, edhe ZRRE për legjitimim të vendimeve.

Gjithsesi atmosfera të jep ndjesinë e një shteti nga VV që nuk mbron as qytetarët, as bizneset, por që pasuron ca njerëz, punëson ca familjarë për të monitoruar një treg multimilionësh si energjia.

Në ditët/javët në vijim do mundohem të shpjegoj qartë se ka pas varg të vendimeve nga pushteti që përfunduan të paguara nga xhepi ynë.

“Tepricat” sipas znj. Rizvanolli, përderisa ne nuk kishim rrymë, i dhanë 150 Milionë Euro pushtetit nga shitja e energjisë elektrike në 2024.