Lajme

Presidentja Osmani për kthimin e mërgatës nga Zvicra: Është zgjedhje e tyre se ku vendosin të jetojnë

05/21/2025 18:32
nga:G B

Presidentja Vjosa Osmani në konferencën për media që po mban pas takimit me presidenten e Zvicrës, Karin Keller – Sutter, është pyetur nëse do të donte që mërgata të kthehej në Kosovë.

Osmani u përgjigj se mërgata po i zbardhë fytyrën jo vetëm Kosovës por edhe Zvicrës, ndërsa theksoi se është zgjedhje e tyre se ku vendosin të jetojnë.

“Ju dini që një pjesë e madhe e mërgatës kanë ndërtuar një jetë të suksesshme që iu ka dhënë Zvicra, ata nuk ia zbardhin fytyrën vetëm Kosovës por edhe Zvicrës, ata arrijnë suksese nga shkenca deri në kampionatin botëror, është zgjedhje e tyre se ku dëshirojnë ata të jetojnë, por nuk ua mohon askush se ata japin kontribut të jashtëzakonshme. Investimi i tyre në Kosovë nuk do të duhej të shihej si diçka kundër Zvicrës. Mërgata e ka bërë edhe Kosovën edhe Zvicrën të krenohet në raste të shumta”, tha Osmani.