Ish-ambasadorja dhe ish-deputetja Alma Lama ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për mënyrën se si zgjedh mediat ku flet.
Në emisionin “Kosova Live”, Lama komentoi intervistën e fundit të Kurtit në RTK, duke thënë se vetë përzgjedhja e kësaj medie tregon mungesë guximi për t’u përballur me gazetarë kritikë.


