Lajme

Alma Lama: VV po imponon kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare Kuvendi”

05/21/2025 17:39
nga:G B

Ish-ambasadorja dhe ish-deputetja Alma Lama ka adresuar kritika të drejtpërdrejta ndaj Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me përzgjedhjen e Albulena Haxhiut si kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

“Nëse kërkon vota nga të tjerët, zgjedh kandidatin që ata janë të gatshëm ta votojnë,” deklaroi Lama në emisionin “Kosova Live”, duke lënë të kuptohet se emri i propozuar nga VV nuk gëzon mbështetje të gjerë dhe po imponohet politikisht.