Ish-kapiteni i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka ndarë mendimet e tij përpara finales së Europa League midis Tottenham dhe Manchester United, e cila do të luhet sonte në San Mames në Bilbao.
Legjenda e Merseyside beson se peshorja anohet në favor të “Djajve të Kuq” për shkak të lëndimeve të lojtarëve kryesorë të Spurs, si James Maddison, Dejan Kulusevski, Lucas Bergwijn dhe Richarlison.
“Nëse lojtarët e Tottenhamit nuk do të ishin të lënduar, atëherë shanset për sukses ndoshta do të ishin 50/50. Por në këtë situatë mendoj se Manchester United do të fitojë. Fakti që londinezët nuk kanë mjaftueshëm klas në stol gjithashtu nuk është në favorin e tyre”, tha Carragher, i cili ka punuar si analist futbolli për disa vite.
/GazetaBlic Sport/


