Lajme

Shala: ‘Nexhmedin Spahiu ndihet krenar për takimin me Gjuriq’

05/21/2025 14:19
nga:Y I

Politologu Nexhmedin Spahiu para disa ditësh është takuar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.

Ndaj këtij takimi ka reaguar ashpër historiani Azdren Shala, i cili foli në emisionin ‘Kosova today’’ .

Ai u shpreh se Spahiu ndihet krenar nga ky takim me politikanin serb.

“Ky po ndihet mirë, ky është ka ndihet krenar që ka shkuar atje me idenë se e ka bërë namin, dhe këto janë barcoleta që ne nuk duhet me i hangër”, tha Shala.