Lajme

LAJMI I FUNDIT: Dështon sërish seanca, nuk votohet Komisioni për votim të fshehtë të Kryekuvendarit!

05/21/2025 11:35
nga:Y I

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka hapur seancën e radhës konstituive.

Dehari ka propozuar Komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Ky Komision as në këtë tentativë nuk arriti të kalojë.

“Ne sallë jane 109 deputete. 54 deputet votuan për, 1 kunder, abstenime nuk ka. Ndërpritet seanca takohemi me 23 maj në orën 11.” tha Dehari raporton “Gazeta Blic”.