Sporti

Si ndikon fitorja 3-1 e Man City ndaj Bournemouth në garën për vendet në Ligën e Kampionëve?

05/21/2025 09:10
nga:Lorik J

Manchester City, të martën në mbrëmje, mposhti Bournemouth me rezultatin 3-1 në ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi në Premier League për këtë sezon.

Kjo fitore i lë lojtarët e Pep Guardiolës në një pozicion të fortë për të përfunduar të tretët dhe për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Siç qëndrojnë gjërat, City së bashku me Chelsean, Newcastle, Aston Villan dhe Nottingham Forestin po luftojnë për tre vende, të cilat do të përcaktohen të dielën.

Fitorja e Cityt i çon ata në 68 pikë, dy më shumë se Newcastle, Chelsea dhe Villa. Forest është një pikë më poshtë.

Një fitore ndaj Fulham do t’i garantojë Cityt vendin e tretë, ndërsa diferenca e mirë e golave ​​do të thotë se edhe një barazim mund të jetë i mjaftueshëm. Një humbje, do t’u hapte derën rivalëve të tyre.

Newcastle është në vendin e katërt dhe do të presë Evertonin. Një fitore do t’i mbajë Magpies në vendet që kualifikojnë në Ligën e Kampionëve dhe një barazim mund të jetë i mjaftueshëm, por mund t’u lejojë atyre që janë poshtë tyre të përfitojnë.

Chelsea aktualisht zë vendin e pestë dhe luan jashtë fushe kundër Nottingham Forest, të cilët kanë humbur vetëm katër herë në shtëpi këtë sezon. Skuadra e Nuno Espirito Santos duhet të fitojë. Nëse po, ata do të kalonin Blues, por prapëseprapë do të kishin nevojë që Villa të gabonte nëse do të kalonin nga vendi i shtatë në të pestin.

/GazetaBlic Sport